Inovacionet në teknologjinë dixhitale promovohen në Google I/O

Teknologji

Inovacionet në teknologjinë dixhitale promovohen në Google I/O

Më: 8 maj 2019 Në ora: 22:18
Ilustrim

Aktiviteti “Google I/O 2019” të cilin gjigandi amerikan i teknologjisë Google e zhvillon çdo vit, ka filluar në Mountain View të Kalifornisë në SHBA.

Google gjatë aktivitetit do të shpërndajë me përdoruesit inovacionet në teknologjinë dixhitale.

Në kuadër të aktivitetit, do të zhvillohen mbi 100 sesione ku do të promovohen detajet rreth inovacioneve në platformat e Google, përfshirë edhe në Android, përdorimi i inteligjencës artificiale në shërbimet e Google, platforma lojrash e integruar në teknologjinë “cloud” si dhe shumë të tjerë.

– Celularët e palosshëm ende nuk janë gati

Mario Queiroz, një ndër udhëheqësit e Google, në fjalimin e tij gjatë aktivitetit, tregoi se Google celularët e palosshëm tani për tani i ka prodhuar vetëm si prototip.

Ai tha se për momentin nuk kanë ndonjë model që mund të arrijë deri tek përdoruesi.

Aktiviteti që mund të ndiqet drejtpërdrejt nga interneti do të përfundojë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat