WhatsApp nuk do funksionojë në miliona celularë - Bota Sot
WhatsApp nuk do funksionojë në miliona celularë

Teknologji

WhatsApp nuk do funksionojë në miliona celularë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:37
WhatsApp

WhatsApp ka njoftuar se do ndalojë së funksionuari në të gjithë celularët Windows për gjashtë muaj.

Aplikacioni i mesazheve nuk do të punojë tek celularët e krijuar nga softueri i Microsoft duke nisur nga dhjetori 2019, shkruajti një zëdhënës në blogun e tij.

Madje u paralajmërua se në pajisjet Microsoft që ndaluan së prodhuari në vitin 2017 mund të mos funksionojë më kurrë Whatsapp.

“Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të celularëve Ëindoës pas datës 31 dhjetor 2019. Ne nuk zhvillojmë asgjë të re për këto sisteme operative, prandaj disa opsione mund të ndalojnë funksionimin në çdo moment”, thuhet në njoftim.

Deklarata ndjek vendimin e Microsoft për t’i dhënë fund këtyre celularëve, duke i këshilluar njerëzit të blejnë pajisjet iOS ose Android.

WhatsApp gjithashtu njoftoi se deri në vitin 2020, ata do të tërheqin aplikacionet në versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër, ose iOS 7 dhe më të vjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...