Korea Jugore arreston dy zyrtarë të gjigandit Samsung - Bota Sot
Korea Jugore arreston dy zyrtarë të gjigandit Samsung

Teknologji

Korea Jugore arreston dy zyrtarë të gjigandit Samsung

Më: 10 maj 2019 Në ora: 21:48
Samsung

Një gjykatë e Koresë Jugore, ka arrestuar dy nga drejtorët e kompanisë Samsung Electronics, për shkak të tentimeve të tyre për fshehje të lidhjeve të tyre me mashtrime në kontabilitet.

Gjykata e Distriktit Qendrorë të Seulit, tha në një deklaratë se ata kanë aprovuar arrestimin e zyrtarëve, të cilët dyshohen se shkatërruan provat në rastin kundër kompanisë së tyre, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Prokurorët akuzuan dy zyrtarët e kompanisë Samsung Electronics, për shkak se urdhëruan punëtorët e tyre t’i shkatërrojnë dokumentet e tyre të brendshme, ndërkohë që autoritetet po kërkonin prova për mashtrime në kontabilitet.

Samsung Electronic ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Ky arrestim, vjen pas një kohe të gjatë të problemeve të kompanisë me ligjin, ku edhe kryetari i kompanisë gjigande, akuzohet nga Gjykata Supreme e vendit, për ndërhyrje në politikë, gjë që bëri thirrjen e protestave për transparencë të qeverisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...