Websajte që parashikojnë vdekjen? Tronditen hulumtuesit! - Bota Sot
Websajte që parashikojnë vdekjen? Tronditen hulumtuesit!

Teknologji

Websajte që parashikojnë vdekjen? Tronditen hulumtuesit!

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Të dhënat në websajt: vendosni datën e lindjes, gjininë dhe vendin në të cilin jetoni. Prisni vetëm pak çaste dhe në ekran shfaqet dita kur personi do të vdesë!!!. Së dyti, natyrisht, janë pak të besueshme llogaritjet matematikore që marrin parasysh vdekshmërinë mesatare të asaj zone. Një test, gjithnjë në internet, ju tregon dhe sa vite ju kanë mbetur.

“Bëhet fjalë për një lojë”, thuhet në shumë nga këto websajte. Një mënyrë kjo për të thënë që parandaloni situata të tilla të pakëndshme. Me njerëz veçanërisht të ndjeshëm. Në të tjerat nuk shënohet “lojë” dhe “Ora e Vdekjes” artikulon kohën e atyre që fusin të dhënat.

Kohët e fundit, në rrjet, ka pasur një lulëzim të “mundësive” si këto. Disa djem, gjatë viteve, kanë “gëlltitur” lojën makabër dhe janë tronditur: pagjumësia, mungesa e oreksit, frika e vazhdueshme. Fakti që ata vazhdojnë të ekzistojnë tregon se këto janë websajte jashtëzakonisht atraktive. Për ata që i shfletojnë, por edhe për publicitet.

Por indikacionet e tyre, të cilat ndryshojnë shumë sipas zgjedhjes, janë “shkencërisht shkatërruese”. Siç thuhet në një artikull në revistën mjekësore britanike nga John Appleby, shef ekonomie në një organizatë britanike jofitimprurëse e specializuar në kërkimin e shëndetit publik.

Sipas llogaritjes që është zgjedhur, shpjegon Appleby, i cili testoi algoritmet e ndryshme për veten e tij, jetëgjatësia e tij të jetës ndryshon në mes 67 dhe 89 vjet. Disa nga variacionet në parashikime janë për shkak të dallimeve në bazat e të dhënave të përdorura dhe ku pritshmëritë e jetës nuk bazohen në një komb të vetëm. Për më tepër, ka edhe dallime të mëdha në numrin e variablave të përfshirë për parashikimin.

Ndër parametrat që ndikojnë në jetëgjatësi, shton eksperti shton, ka studime të ndryshme, madje edhe të qenit i martuar apo jo ose qëndrimi pak a shumë optimist ndaj jetës. Pa harruar indeksin e masës trupore, të pirit dhe të tymosurit. “Konkluzioni i vetëm që mund të bëhet, – shkruan Appleby, – duhet të merren me skepticizëm. Merrni ‘Orët e vdekjes’ si një alarm për jetën tuaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...