Vjen lajmi i madh nga Bitcoin - Bota Sot
Vjen lajmi i madh nga Bitcoin

Teknologji

Vjen lajmi i madh nga Bitcoin

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:06
Bitcoin

Bitcoin përkundër vjedhjes në bursën më të madhe të kriptovalutave Binance, është rritur me 10 për qind në 24 orët e fundit duke tejkaluar kufirin prej 7 mijë dollarëve

Në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, ndërsa sipas Coinmarketcap, vlera ka arritur në 7,400 dollarë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit top dhjetë kriptovalutat që kanë kapital më të madh, si Ethereum, Bitcoin Cash, Litecoin, EOS dhe Cardano kanë shënuar rritje dyshifrore.

Të dhënat teknike sugjerojnë se Bitcoin mund t’i rikthehet një rritje të fortë në javët në vijim. Indeksi i Fuqisë Relative, që përdoret për të matur vrullin pas çmimeve të aseteve, këtë javë regjistroi vlerën më të lartë që nga fillimi i vitit 2018.

Image

Kujtojmë se vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...