Një super-lajm nga ‘Bitcoin’

Teknologji

Një super-lajm nga ‘Bitcoin’

Më: 14 maj 2019 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Bitcoin përkundër vjedhjes në bursën më të madhe të kriptovalutave Binance, është rritur me 10 për qind brenda 24 orëve të fundit.

Në fillim të vitit 2019, çmimi i Bitcoin ishte 4 mijë dollarë, por sipas Coinmarketcap, vlera ka arritur në 7,400 dollarë.

Të dhënat teknike sugjerojnë se Bitcoin mund t’i rikthehet një rritje të vrullshme në javët në vijim. Indeksi i Fuqisë Relative, që përdoret për të matur ritmin e kriptovalutave, këtë javë regjistroi vlerën më të lartë që nga fillimi i vitit 2018.

Vlera e Bitcoinit shpërtheu në vitin 2017, ku çmimi u rrit nga 1 mijë dollarë në 20 mijë dollarë në vetëm 12 muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat