AP: A janë trenat kinezë kërcënim për sigurinë kombëtare?

Teknologji

AP: A janë trenat kinezë kërcënim për sigurinë kombëtare?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Senatori Charles Schumer deklaroi sot se dëshiron hetime nëse plani për blerjen e vagonëve të ri për një metro në Nju Jork, të cilat janë prodhuar nga kompania shtetërore kineze CRRC, mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ai tha se kërkoi nga Ministria e Tregtisë për një rishikim ‘nga lart poshtë’, pasi kompania kineze CRRC fitoi një tender publik për projektimin e vagonëve të ri në Nju Jork, njofton AP.

Siç thuhet, kompania nuk mori një kontratë në Nju Jork, edhe pse fitoi tenderin për blerjen e vagonëve të ri në Los Anxhelos, Çikago, Boston dhe Filadelfia.

Ekspertët e sigurisë së trenave paralajmërojnë për kërcënimet e mëparshme në internet dhe sulmet e hakerëve nga Kina.

Kompania CRRC ka thënë se mbështet çdo hetim, duke deklaruar se nuk ka dëshmi se cilido prodhues mund të ndërlidhë qëllimisht vagonët e trenave me kërcënimet kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat