Amazon rrit produktivitetin e punonjësve nëpërmjet lojërave

Teknologji

Amazon rrit produktivitetin e punonjësve nëpërmjet lojërave

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Gjiganti amerikan i tregtisë në internet, “Amazon”, për të rritur motivimin e punonjësve ka futur në përdorim edhe videolojërat.

Sipas faqes që i kushtohet teknologjisë “The Verge”, “kompania më e madhe e tregtisë në internet në botë, Amazon, planifikon që problemin me motivimin e punonjësve të cilët punojnë në sektorin e magazinave, ta zgjidhë me lojëra si ‘PicksInSpace’, ‘Mission Racer’ dhe ‘CastleCrafter’”.

Kompania ka vendosur ekrane në vendet e punës së personelit për të luajtur lojëra, ndërsa synon që ta bëjë punën më pak të mërzitshme duke krijuar një mjedis të konkurrencës përmes lojërave dhe duke rritur produktivitetin.

Sistemi i lojërave të zhvilluar nga kompania, në 5 depo të saj në SHBA dhe në Britani të Madhe është duke u përdorur në mënyrë aktive. Punonjësit që marrin pikë të larta në lojëra shpërblehen.

Aplikimi i lojërave shpesh përdoren nga kompanitë për të rritur produktivitetin në jetën e biznesit. Për shembull, “Uber” kishte krijuar një sistem garues që përmbante qëllime të caktuara për shoferët, gjë e cila solli që shoferët të udhëtojnë me orë të gjata.

Ekspertët pohojnë se metodat e aplikimit të lojërave dhe shpërblimit, kanë efekte të fuqishme mbi punonjësit në aspektin psikologjik, përcjell Atsh.

Ndërsa disa të tjerë mendojnë se në afat të gjatë kjo mund të humbasë ndikimin pozitiv ndaj produktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat