Dronët DJI do të vijnë me detektor për aeroplan dhe helikopter

Teknologji

Dronët DJI do të vijnë me detektor për aeroplan dhe helikopter

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:37
Dron

DJI sjell një vegël të re në modelet e dronëve.

Krijuesi i dronëve DJI është zotuar të krijojë vegël për detektimin e aeroplanëve dhe helikopterëve për të zvogëluar rrezikun e goditjeve.

Disa prej dronëve të fokusuar në industrinë e DJI-t tashmë kanë veçori të ndërtuara, por tani është zotuar të shtojnë atë në të gjitha dronët që peshojnë më shumë se 250 gramë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Sistemi i tij AirSense mbledh sinjale të vendndodhjes të transmetuara nga avionë të tjerë.

Piloti i dronit do të paralajmërohet që një aeroplan ose helikopter është afër, në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat