PlayStation 4: God of War shitet në mbi 10 milionë kopje

Teknologji

PlayStation 4: God of War shitet në mbi 10 milionë kopje

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:00
PlayStation 4: God of War

God of War korri sukses kur u lansua për PlayStation 4 vitin e kaluar. Titulli u prit shumë mirë nga fansat, të cilët kishin pritur për një kohë të gjatë për edicionin e ri.

Loja ka vazhduar të ketë sukses, ndërsa kompania ka zbuluar tani se kjo lojë ekskluzive e PlayStation 4 ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

Sony zbuloi gjatë konferencës së fundit të investitorëve se më shumë se 10 milionë kopje të kësaj loje tani janë shitur.

Nuk dihet nëse kjo shifër përfshin kopje të lojës që janë shitur si pjesë e paketës së konsolës, por ka të ngjarë të jetë kështu.

God of War u lansua në prill të vitit të kaluar dhe u bë e dukshme menjëherë që loja ishte një hit. Loja u shit më së shpejti ndonjëherë për PlayStation 4.

Ekskluziviteti i God of War (Zotit të Luftës) ka qenë veçanërisht fitimprurës për kompaninë.

Shitjet kanë vazhduar të rriten ndërsa tituj të rinj u lansuan gjatë viteve në PlayStation 2, PlayStation 3 dhe PlayStation 4.

Sony ka parë gjithashtu sukses të konsiderueshëm me lojërat ekskluzive të saj, si Uncharted dhe Last of Us.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat