LG ia shton sistemin Alexa televizioneve ThinQ

Teknologji

LG ia shton sistemin Alexa televizioneve ThinQ

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:00
LG

Televizionet ThinQ që lansohet gjatë këtij vitit, do ta kenë edhe sistemin Amazon Alexa.

Opsioni do të jetë në disponim për blerësit në Amerikën e Veriut, derisa në Evropë dhe Azi ky funksion do të arrijë shumë më vonë.

Mirëpo, jo të gjitha televizionet nga LG do ta kenë këtë opsion, që do të mundësohet vetëm për pajisjet e lansuara më 2019, në mënyrë specifike LG UHD TV, NanoCell TV dhe OLED TV. Ky opsion, do të bëhet nëpërmjet aplikacionit ekzistuers Alexa.

Me mbështjetjen e Alexa, përdoruesit mund ta pyesin me zë televizionin e tyre, apo të kërkojnë disa prej 90, mijë materialev të Alexa Skills.

Që nga viti i kaluar, televizionet LG e kanë të integruar sistemin e Google Assistant, teksa me këtë përditësim do të jenë shumë më të dobishme. Raportohet se LG, do të ofrojë edhe AirPlay 2 dhe HomeKit, që zhvillohet brenda vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat