Beats Powerbeats Pro shumë më praktike se AirPod, afro dyfish më të shtrenjta

Teknologji

Beats Powerbeats Pro shumë më praktike se AirPod, afro dyfish më të shtrenjta

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:05
Beats Powerbeats Pro

Krahasimi i këtyre dy kufjeve, tregon për përparësitë që i kanë Bets e reja, deri te çmimi i lartë.

Njohësit e pajisjeve teknologjike, i kanë krahasuar Beats Powerbeats Pro, me AirPods 2 që dolën në treg pas pritjes së gjate.

AirPods duken çuditshëm të varura në vesh, nuk rrinë si duhet, lejojnë shumë zhurmë të ambientit, si dhe iu shpenzohet shpejtë bateria. Mjaftojnë këto arsye, për të mos i blerë kufjet e reja.

Image

Të gjithë ata që e tundin kokën në shenj pohimi, do pajtoheshin për të blerë Beats Powerbeats Pro, që janë shumë më praktike se këto kufje pa tela.

Në to është integruar e njejta teknologji Apple H1, sikurse edhe te AirPods 2, mund të komunikohen me Siri, ndërsa bateria iu zgjatë më shumë.

Megjithëse, Beats qëndrojnë në vesh shumë mirë, kutia e tyre tyre është shumë me e madhe se e Air Pods 2, që nuk kalon përmasat e perit dentat.

Image

Blerësve do t’ju pengojë edhe çmimi i lartë për Beats Powerbeats Pro që kushtojnë 249.95 dollarë, afro dyfish më shtrnjtë se 159 dollarë, që duhet paguar për AirPod 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat