Urdhër arrest për dy zëvendëspresidentët e ‘’Samsung Electronics’’

Teknologji

Urdhër arrest për dy zëvendëspresidentët e ‘’Samsung Electronics’’

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Një gjykatë koreano-jugore miratoi sot lëshimin e mandat arresteve me kërkesë të prokurorisë ndaj dy zëvendëspresidentëve të ‘’Samsung Electronics’’ të dyshuar për mashtrim kontabël, por refuzoi të lëshonte një urdhër të tillë për kreun e degës farmaceutike të konglomeratit, raportoi agjencia ”Yonhap”.

Gjykata e distriktit qendror të Seulit i cilësoi të pamjaftueshme elementët për ndjekje penale kundër drejtorit të përgjithshëm të Samsung BioLogics, Kim Daeh-han, i dyshuar nga prokuroria për shkatërrimin e provave në vitin 2015, sipas Yonhap.

Samsung BioLogics është një nga nënkontraktorët më të mëdhenj farmaceutikë në botë dhe një nga dhjetë kompanitë më të mëdha në Korenë e Jugut. Vitin e kaluar, Komisioni i Shërbimeve Financiare të Koresë së Jugut (FSC) e akuzoi atë për mashtrim të ekzagjerimit të vlerës së një prej filialeve të saj për tu futur në bursë në 2015.

Gjykata ndërkohë miratoi dy urdhër arreste kundër dy zëvendëspresidentëve ekzekutivë të Samsung Electronics, dega kryesore e konglomeratit, për manipulimin dhe shkatërrimin e provave në të njëjtin rast, raporton Yonhap, por pa specifikuar emrat e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat