Facebook do të lansojë GlobalCoin vitin e ardhshëm

Teknologji

Facebook do të lansojë GlobalCoin vitin e ardhshëm

Më: 27 maj 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Facebook, do të krijojë një sistem qarkullimi të monedhës digjitale deri në vitin 2020.

Sipas BBC-së Mark Zuckerberg dhe kompania e tij do të startojë testimin e kriptomonedhës GlobalCoin deri në fund të këtij viti.

Detajet për kriptomonedhën dhe sistemin digjital të qarkullimit të saj, themeluesi i Facebook-ut do ti bëjë të ditura këtë verë. 

Ndërkohë Senati Amerikan ka shprehur shqetësimin e tij për ambicien e Facebook-ut për të hyrë në biznesin e monedhës digjitale.

Në një letër të hapur, Senati i kërkoi kompanisë transparencë për sa i përket privatësisë dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe sesi kompania po planifikon të trajtojë në këtë aspekt informacionin financiar për përdoruesit e kriptomonedhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat