Në të ardhmen e afërt, Apple Watch mund të monitorojë edhe sëmundjen e astmës

Teknologji

Në të ardhmen e afërt, Apple Watch mund të monitorojë edhe sëmundjen e astmës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:12
Apple Watch

Prezantimi i një monitori EKG në Apple Watch 4 bëri të qartë se kompania planifikon të bëjë orën e mençur të tyre një pajisje të plotë shëndetësore dhe një përmirësim i ardhshëm mund të bëj pajisjen të fillojë monitorimin e astmës.

Sipas një raporti nga CNBC, Apple ka blerë një kompani të quajtur Tueo Health që ka punuar për ndjekjen e simptomave të astmës tek fëmijët, duke përdorur një aplikacion mobil.

Profilet e LinkedIn për anëtarët e lartë të stafit në kompani u ndërruan për të thënë se ata po punonin për Apple në fund të vitit të kaluar, prandaj është e mundur që pasi blerja ka ndodhur, do të thotë që Apple mund të ketë qenë duke punuar në funksionin e ri për disa kohë.

Më parë, Tuoe Health zhvilloi një aplikacion që do të lidhej me monitoruesit e astmës të palëve të treta dhe do të paralajmëronte prindërit kur sulmi i astmës së fëmijës mund të jetë afër.

Saktësisht se si Apple mund të zbatojë këto lloj karakteristikash në një version të ri të Apple Watch është ende e paqartë. Ne presim të kuptojmë më shumë për Apple Watch 5 në shtator të këtij viti, koha kur Apple tradicionalisht lanson produktet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat