Ndryshimet e reja të Facebook irritojnë përdoruesit!

Teknologji

Ndryshimet e reja të Facebook irritojnë përdoruesit!

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:41
Ilustrim

Mark Zuckerberg ka menduar të bëjë disa ndryshime në platformëm facebook, në mënyrë që të rritet siguria online, duke eliminuar nga rrjeti social postime që përmbajnë urrejtje dhe përçarje. Mirëpo kjo nismë bën që përdoruesit e këtij rrjeti social të kalojnë më pak kohë në facebook.

Zuckerberg po përpiqet të godasë dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale, duke marrë riskun që po ulet koha e përdoruesve të facebook.
Sipas një studimi të fundit nga kompania “eMarketer”, mesatarja e kohës që qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, kalojnë në Facebook ka pësuar rënie me 3 minuta në ditë.

Sipas rezultateve kjo lidhet pikërisht me përpjekjet e Facebook për të goditur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale, por shpesh herë jo të vërteta. Studiuesit paralajmërojnë se kjo kohë do të ulet edhe me 1 minutë më shumë vitin e ardhshëm, duke e çuar kohën mesatare që njereëzit kalojnë në Facebook në gati 37 minuta në 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat