NZXT sjell shtëpizat e reja nga seria H

Teknologji

NZXT sjell shtëpizat e reja nga seria H

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:01
NZXT

NZXT i prezantoi pasardhësit e PC shtëpizës çmimfituese të serisë H. Do të ekzistojnë gjashtë modele të reja në serinë e rifreskuar: H210, H210i, H510, H510i, H710 dhe H710i, raporton NZXT.

Shtëpizat e reja H-Series janë në dispozicion në variantin e bardhë mat, të zi mat dhe kuq/zi. Modelet e reja karakterizohen nga një panel prej qelqi të kalitur i cili hapet me lehtësi për t’i vendosur komponentet brenda shtëpizës, ndërsa aty janë edhe sllotet e përmirësuara SSD. Përveç disa përmirësimeve për një përvojë të avancuar të instalimit, seria e re e shtëpizës vjen edhe me konektor USB C në panelin e përparmë dhe mbështetje për pajisjet USB 3.1 Gen 2.

Versionet me shenjën "i" në emërtim (H210i, H510i dhe H710i) e kanë një Smart Device v2 të re e cila e vë në lëvizje NZXT CAM. Smart Device v2 e përmban një mikroprocesor të ri dhe më të shpejtë i cili i kontrollon kanalet e ndriçimit HUE 2 RGB dhe ventilatorët e sistemit. E gjithë kjo e funksionalizon NZXT CAM, i cili ua mundëson përdoruesve ta personalizojnë ndriçimin RGB të sistemeve të tyre dhe t’i monitorojnë parametrat si temperatura dhe funksionimi i pjesëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat