Laptopi i mbushur me viruse të rrezikshme shitet për më shumë se 1 milion euro

Teknologji

Laptopi i mbushur me viruse të rrezikshme shitet për më shumë se 1 milion euro

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:27
Laptopi i mbushur me viruse të rrezikshme

Ndërsa shumica e njerëzve luten që kompjuteri i tyre të mos merr ndonjë virus, një kompjuter portativ, i infektuar me disa nga viruset më të rrezikshëm kompjuterik është vënë në shitje me një çmim goxha të lartë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për kompjuterin i cili është vënë në ankand dhe çmimi i tij fillestar është 1.2 milionë dollarë (pak më shumë se 1 milion euro).

Bëhet fjalë për modelin NC10 të Samsung nga viti 2008 me sistemin operativ Windows XP SP3.

Ky laptop thuhet të ketë gjashtë viruse të rrezikshme që besohet të kenë shkaktuar dëme prej 95 miliardë dollarë gjatë dy dekadave të fundit.

Emrat e tyre janë: ILOVEYOU, MyDoom, SoBig, WannaCry, DarkTequila dhe BlackEnergy.

Në thelb, një laptop i tillë i padobishëm shitet me një çmim të lartë për shkak se është një projekt i artit i quajtur “Kaos permanent” dhe u krijua si rezultat i bashkëpunimit të internet-artistit Guo O Dong dhe kompanisë së Sigurisë Kibernetike “Deep Instinct”.

Njerëzit nga kjo kompani u përpoqën të siguroheshin që nuk kishte mundësi për transmetimin e viruseve në kompjuterë të tjerë. Lidhja me Internetin është çaktivizuar dhe të gjitha daljet në laptop janë bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat