‘Facebook’ do ua lejojë përdoruesve të pëlqejnë postimet me prekje të dyfishtë të ekranit

Teknologji

‘Facebook’ do ua lejojë përdoruesve të pëlqejnë postimet me prekje të dyfishtë të ekranit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Herën tjetër, bëni kujdes përpara se të zmadhoni fotografinë e dikuj në Facebook.   

Gjiganti i rrjeteve sociale ka përditësuar aplikacionin e ‘Facebook’ për sistemin operativ ‘iOS’, duke ua mundësuar përdoruesve që bartin ‘iPhone’ të pëlqejnë fotografi, vetëm duke klikuar dy herë në ekran.

Kësisoj, ‘Facebook’ po kopjon nga Instagrami, e cila ua mundëson të njëjtën mundësi shfrytëzuesve të rrjetit social në pronësi të ‘Facebook’.

Tipari për herë të parë u vërejt nga konsulenti i mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Navarra.

Nuk është ende e qartë nëse përditësimi do jetë dispozicion për të gjithë përdoruesit, ose nëse është vetëm pjesë e një prove, me fushëveprim të kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat