Diskutohet për tërheqjen e investitorëve të huaj në fushën IT-së

Teknologji

Diskutohet për tërheqjen e investitorëve të huaj në fushën IT-së

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:03
Ilustrim

Sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë do të diskutojnë rreth zhvillimit të këtij sektori në vend.

Diskutimi në formën e tryezës së rrumbullakët është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik #Tëflasimpërekonominë. 

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth mbështetjes së Bashkimit Evropian ndaj këtij sektori, planeve për të ardhmen, tërheqjes së investitorëve të huaj në këtë fushë, kualitetin e produkteve dhe përshtatjen e tyre për tregun dhe standardet e BE-së, sigurinë e produkteve dhe problemet e mundshme në të cilat momentalisht kalon ky sektor i rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat