Mban rekordin botëror për koleksionin e videolojërave, ka mbi 20 mijë sosh

Teknologji

Mban rekordin botëror për koleksionin e videolojërave, ka mbi 20 mijë sosh

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 23:00

Antonio Romero nga SHBA-ja e mban rekordin e Guiness për koleksionin më të madh të videolojërave.

Ai në një magazinë të tij ka një koleksion prej 20 mijë e 139 videolojërave, ku grumbulli i tyre shkon nga dyshemeja dhe arrin tavanin pothuajse në të gjitha anët e kësaj magazine.

Romero i cili banon në Teksas tregon se ka mijëra lojë të PlayStation 1, 2, 3 dhe 4; i ka gjithashtu lojërat për PSP, për Nintendo, Xbox, Gameboy, dhe Sega Mega.

Ai madje e ka prezantuar edhe videolojën e parë të cilën ia kishte blerë nëna, e që ishte loja “Golden Axe” në kuadër të Sega Genesis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat