Kriptovaluta që Facebook e lanson javën që vjen, do të mbështetet nga Visa, Mastercard dhe Uber - Bota Sot
Kriptovaluta që Facebook e lanson javën që vjen, do të mbështetet nga Visa, Mastercard dhe Uber

Teknologji

Kriptovaluta që Facebook e lanson javën që vjen, do të mbështetet nga Visa, Mastercard dhe Uber

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Javën që vjen, pritet të lansohet kriptovaluta e Facebookut, që do të hyjë në qarkullim më 2020.

Facebook ka siguruar mbështetje për kriptovalutën Libra, nga kompani dhe organizata të fuqishme financiare si Visa dhe Mastercard, si dhe firmat që punojnë nëpërmjet internetit si PazPal, Uber, Stripe dhe Booking.com.

Secili investitor do të investojë nga dhjetë milion dollarë, për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj valute dhe të bëhen pjesë e Libra Association, si një konzorcium i pavarur që do të udhëhiqet nga Facebook.

The Wall Street Journal raporton se krijimi i kësaj kriptovalute, do ishte shumë interesante, meqë do të ofrojë shërbime dhe mallra më të lira për blerje, nëpërmjet këtij rrjeti.

Në raport thuhet se investitorët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij sistemi pagesash, që të përfitojnë nga popullariteti i Facebook dhe 2.4 miliardë shfrytëzuesve në baza ditore.

Bazuar në raportin e TechCrunch, Facebook do ta prezantojë këtë kriptovalutë më 18 qershor, derisa do të hyjë në qarkullim gjatë vitit që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...