Presion amerikan mbi gjigantin kinez “Huawei” - Bota Sot
Presion amerikan mbi gjigantin kinez “Huawei”

Teknologji

Presion amerikan mbi gjigantin kinez “Huawei”

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:13
Foto

Presioni amerikan mbi gjigantin kinez te telekomunikacionit, “Huawei” po nis të ndihet me pasoja konkrete.

Ren Zhengfei, themelues i firmës kineze të teknologjisë, pohoi se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë me gati 40% muajin e kaluar, pas intenstifikimit të atij që e quan “shantazhi amerikan”.

Sipas përllogaritjeve të tij, bllokada amerikane do ti kushtojë kompanisë kineze plot 30 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme, për shkak të humbjeve që mendohet se ajo do të ketë. Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Washingtoni konsideron Huawein si prodhuesin më të madh në botë, për pajisjet e telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Argument i amerikanëve dhe disa vendeve të tjera perëndimore, është se qeveria kineze mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...