Gjiganti gjerman Siemens do t’i largojë 2.700 njerëz nga puna në krejt botën - Bota Sot
Gjiganti gjerman Siemens do t’i largojë 2.700 njerëz nga puna në krejt botën

Teknologji

Gjiganti gjerman Siemens do t’i largojë 2.700 njerëz nga puna në krejt botën

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Konglomerati gjerman në fushën e industrisë Siemens njoftoi sot shkurtimin e 2.700 vende pune në botë, përfshirë 1.400 në Gjermani, në sektorin e turbinave elektrike ku synon të devijojë drejtim.

Ky ristrukturim synon të ulë kostot, që do të shoqërohen me reduktimin e numrit të projekteve të mëdha. Kompania planifikon shkurtimin e 7.000 vende pune dhe mbylljen e qendrave në Gjermani.

Siemens punëson në total 379.000 persona në botë, përfshirë 64.000 në sektorin e turbinave elektrike.

Shkurtimi i vendeve të punës do të bëhet në vitet në vazhdim, thuhet në një komunikatë të kompanisë por pa dhënë më shumë detaje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...