Ju kanë hakuar llogarinë në Instagram?! Rrjeti social bën ndryshimin që do t’ju duhet!

Teknologji

Ju kanë hakuar llogarinë në Instagram?! Rrjeti social bën ndryshimin që do t’ju duhet!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:19
Instagram

Hakimi apo marrja e faqeve të Instagram gjithmonë e më tepër po kthehet në problem serioz, duke qenë se së fundmi llogaritë në këtë rrjet social po përdoren edhe si biznese.

Drejtuesit e kësaj platforme kanë menduar të sjellin disa ndryshime në mënyrë që përdoruesit ta kenë më të lehtë për të mbrojtur llogaritë e tyre.

Po ashtu, instagram ka njoftuar së fundmi se është duke bërë përditësime të reja të cilat bëjnë më të lehtë rimarrjen e një adrese e cila është hakuar.

Nëse një adresë është vjedhur përdoruesit bëjnë kërkesë për ta rimarrë atë dhe Instagram do t’ju kërkojë atyre që të vendosin një adresë e-maili ose numër telefoni që kanë në përdorim ose kanë përdorur për tu regjistruar fillimisht në platformë.

Më pas Instagram do të dërgojë një kod gjashtë shifror që ju duhet ta shkruani për të marrë adresën mbrapsht. Nëse një haker ka akses në adresën e e-mail-it dhe numrin e telefonit tuaj, Instagram njoftoi se do të sigurohet që kodi gjashtë shifror të shkojë vetëm tek pajisja nga e cila është bërë kërkesa.

Image

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat