Në dukje të thjeshta por në praktikë jetike: kështu prodhohen dorëzat njëpërdorimëshe

Teknologji

Në dukje të thjeshta por në praktikë jetike: kështu prodhohen dorëzat njëpërdorimëshe

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:03
Dorëza njëpërdorimëshe

Prodhimi i dorëzave njëpërdorimëshe për qëllime mjekësore dhe higjienike është shumë më i komplikuar se sa mund të mendojmë.

Në mbarë botën, mjekët shpëtojnë të tjerët dhe vetveten duke mos transmetuar mikrobet brenda plagëve dhe duke punuar në trupin e pacientit me duar sterile.

Për të mos u shpërndarë bakteriet dhe për të shpëtuar jetë, duhet punë e madhe në fabrikat e dorëzave të gomës.

Gjithçka fillon me kallëpat e formës së dorës dhe mbaron me fazën e testimit dhe paketimit, ku punonjësit e fabrikës sigurohen se nuk ka asnjë defekt për produktin i cili është jetik sidomos në përdorim mjekësor.

Procesi është i gjatë dhe kalon në dhjetëra faza, derisa klientët të qasen tek ato në raftet e dyqaneve dhe barnatoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat