Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë - Bota Sot
Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë

Teknologji

Kindle Oasis lehtëson leximin në errësirë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:39
Kindle Oasis

Amazon e ka lansuar versionin më të lirë të Kindle në fillim të këtij vitit, ndërsa ata që kanë për të shpëtuar më shumë, duhet ta blejnë versionin e fundit që është shumë më i mirë.

Tashmë kanë filluar para porositë për Kindle Oasis, çmimi i së cilës fillon nga 250 dollarë.

Mirëpo, për ata që lexojnë gjatë natës, pagesa arsyetohet me sistemin që ka pajisja për mbrojtjen e syve gjatë natës.

Në monitorin e tabletit, është shtuar ngjyrë portokalli, duke bërë që leximi në errësirë të jetë shumë më i lehtë.

Monitori me shtatë inç është përditësuar edhe me lehtësimin e ndryshimit të faqeve, për ta bërë rrëshqitjen më të butë dhe librat virtual sa më të këndshëm. Rezolucioni i dobët, ka qenë një prej arsyeve që nuk është pëlqyer aq shumë versioni fundit që u lansua në prill.

Megjithëse kushton 250 dollarë, apo 30 dollarë më shumë për më shumë hapësirë, është shumë i përshtatshëm për ata që lexojnë natën.

Leximi i Kindle Oasis, nuk i mundon aspak sytë, ndërsa mund të porositet duke filluar nga 24 korriku, për lexim sa më të këndshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...