Votohet ligji për drejtimin e dronëve në gjendje të dehur - Bota Sot
Votohet ligji për drejtimin e dronëve në gjendje të dehur

Teknologji

Votohet ligji për drejtimin e dronëve në gjendje të dehur

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:40
Foto

Duke ditur që Japonia ka një zhvillim me hapa shumë të shpejtë në industrinë e teknologjisë, ditën e sotme, deputetët japonezë votuan ligjin që ndalon dhe ndëshkon drejtimin e dronit në gjendje të dehur, një masë më shumë për të shmangur aksidentet e shkaktuara nga pajisjet e përdorura gjeresisht në këtë shtet.

Teksti, i cili duhet të kalojë më parë miratimin e senatorëve, parashikon një gjobë maksimale prej 300.000 jen (2.400 euro) dhe një masë ndëshkimore që mund të shkojë deri në një vit burg.

Gjithashtu do të ndëshkohen të gjithë ata, madje edhe nëse nuk kanë konsumuar alkool, kryejnë manovra të rrezikshme si zbritje të shpejta në drejtimin pingul të dronëve të tyre (deri në 500 000 jen gjobë).

Këto masa do të zbatohen për pajisjet me peshë mbi 200 gram.

“Ne mendojmë se drejtimi i një droni nëse je nën efektin e alkoolit është shumë i rëndë, po aq sa drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”, tha për median një zyrtar i Ministrisë së Transporteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...