Google heq dorë nga prodhimi i tabletëve - Bota Sot
Google heq dorë nga prodhimi i tabletëve

Teknologji

Google heq dorë nga prodhimi i tabletëve

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:01
Tableti Pixel Slate

Tableti Pixel Slate, i cili u lansuar së bashku me smartfonët Pixel 3 e Pixel 3 XL, nuk do të ketë pasardhës.

Pixel Slate kishte sistemin operativ Chrome por pasi që nuk kishe u pëlqye shumë nga klientët e saj, Google ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të prodhoj më pasardhës të tij.

2 tabletë të tjerë kanë qenë duke u zhvilluar, që të dy më të vegjël se Pixel Slate, por Google ka ndalur zhvillimin e tyre 2 javë më herët.

Kjo kompani dëshiron të fokusohet në laptopët me sistem operativ Chrome e sigurisht smartfomët me Android, Pixel.

Google nuk ka pasur shitje të mëdha as të smartfonëve, Pixel 3 e Pixel 3XL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...