Google ndalon prodhimin e tableteve, fokusohet në krijimin e laptopëve të rinj

Teknologji

Google ndalon prodhimin e tableteve, fokusohet në krijimin e laptopëve të rinj

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:41
Google fokusohet në krijimin e laptopëve të rinj

Deri më tani, përpjekjet e Google për të krijuar laptop, nuk kanë qenë aq të suksesshme, andaj është konsideruar se do të heqë dorë, por është e kundërta.

Rick Osterloh është zëvendës presidenti i Google, që ka konfirmuar krijimin e laptopëve të rinj dhe ndalimin e prodhimit të tableteve.

“Ekipi që merret me pjesët harduerike, janë të angazhuar që të krijojnë laptopët e rinj, që do të kenë sistemet Android edhe Chrome OS. Së bashku em bashkëpunëtorët tanë, do të krijojmë këto pajisje, si për nevoja individuale, të organizatave apo të edukimit{ ka thënë Rick Osterloh, në një postim në Twitter.

Duke mos dhënë detaje të laptopëve, është thënë thjeshtë se do të arrijnë gjatë vitit që vjen, por nuk dihet data e saktë.

Në anën tjetër, është thënë se në dy tabletet, në të cilat është punuar në të kaluarën dhe pritej të lansoheshin, nuk do të dalin kurrë nga prodhimi, meqë prioritet tani janë laptopët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat