Uashingtoni sanksionon 5 kompani kineze në fushën e teknologjisë - Bota Sot
Uashingtoni sanksionon 5 kompani kineze në fushën e teknologjisë

Teknologji

Uashingtoni sanksionon 5 kompani kineze në fushën e teknologjisë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

SHBA-ja sanksionoi pesë kompani kineze në fushën e teknologjisë, etapë e re e luftës tregtare SHBA-Kinë, kur na ndajnë vetëm disa ditë nga një samit mes presidentëve, Donald Trump dhe Xi Jinping.

Departamenti amerikan i Tregtisë vendosi të premten ”Sugon”, një kompani e fuqishme në fushën e elektronikës, si dhe tre nga degët e saj që prodhojnë mikroçipa, si dhe një institut kompjuterik që i përkiste ushtrisë kineze, në listën e kompanive, të cilave u është ndaluar të shesin teknologjinë.

Administrata Trump beson se këto kompani kanë vepruar në shkelje të sigurisë kombëtare apo interesave të politikës së jashtme të SHBA-së.

Tensionet e ashpra tregtare mes dy fuqive kryesore ekonomike kanë ndikuar në sektorin teknologjik, që kur Uashingtoni bllokoi në maj të drejtën e përfshirjes së gjigantit Huawei, numri dy botëror i smartfonëve, në teknologjinë amerikane për arsye sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...