Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët - Bota Sot
Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Teknologji

Apple mund të vendosë ekrane OLED edhe tek laptopët dhe tabletët

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Apple mund të përdorë ekrane OLED të rangut të lartë në më shumë pajisje, jo pse do të dëshironte kështu, por që ti përmbahet marrëveshjes me furnizuesin OLED Samsung Display pasi raportimeve se iPhone nuk po shiten siç kishte parashikuar.

Sipas një raporti të ETnews, Apple mund të vendosë ekrane OLED në pajisje që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe këtu përfshihen laptopët dhe tabletët.

Kjo mbetet një prej mënyrave sesi Apple dhe Samsung mund të arrijnë një akord në lidhje me marrëveshjen e tyre për ekranet OLED.

Apple i përdorë këto ekrane në iPhone XS dhe XS Max, dhe duke qenë se shitjet e këtyre të fundit kanë qenë larg pritshmërive, kompania mund të detyrohet ti vendosë në “vende” të tjera.

Ekranet OLED nuk përdoren vetëm tek telefonët, por edhe tabletët e laptopët edhe pse jo nga Apple. Tabletët Samsung Galaxy Tab S janë vlerësuar për ekranet OLED ndërsa këtyre lavdërimeve nuk i kanë shpëtuar as laptopët si Lenovo ThinkPad X1 Yoga.

Megjithatë nuk e dimë se kur këto ekrane do të mbërrijnë tek pajisjet e tjera të Apple. Përditësimet e MacBook Pro nuk vinë përpara 2021 ndërsa iPad përdorin teknologjinë mini-LED të ekranit dhe jo OLED.

Ekziston mundësia që Apple të aplikojë ekranet OLED edhe tek modeli “low-cost” i iPhone XR për të cilin kompania krenohet për shitjet e larta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...