Bill Gates thotë se duhet të punoni edhe gjatë fundjavës dhe të harroni pushimet, nëse doni të krijoni një kompani

Teknologji

Bill Gates thotë se duhet të punoni edhe gjatë fundjavës dhe të harroni pushimet, nëse doni të krijoni një kompani

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:11
Bill Gates

Bill Gates punoi edhe gjatë fundjavave dhe kurrë nuk pushoi në ditët e para të Microsoft-it, por kjo është pjesë e sakrificës së krijimit të një kompanie, tha ai.

Në një aktivitet javën e kaluar me udhëheqësit e tjerë të biznesit, biznesmeni miliarder Gates foli themelimit të një kompanie.

Si pjesë e kësaj, ai foli për etikën e tij të punës në 20-at e tij, shkruan Business Insider.

“Është e vërtetë që unë nuk besoja në fundjava, nuk besoja në pushime”, tha ai, siç raportoi TechCrunch.

Gates vazhdoi të thotë se, ndërsa ai ishte relaksuar disi në të 30-at, ai vazhdoi me sakrificat e tij të mëparshme.

Megjithatë, ai tha se njerëzit mund të “mbiadhurojnë dhe mitizojnë idenë e të punuarit jashtëzakonisht shumë” dhe se ai nuk e rekomandon atë për të gjithë.

Gates është personi i dytë më i pasur në botë dhe aktualisht ka vlerë rreth 107 miliardë dollarë. Ai bashkëthemeloi Microsoft në vitin 1975 dhe zotëron 1% të biznesit sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat