MacBook Pro 16 inç pritet të lansohet në shtator

Teknologji

MacBook Pro 16 inç pritet të lansohet në shtator

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:08
MacBook Pro 16 i

I njëjti analist i firmës kërkimore që parashikoi më herët tabletin e Microsoft Surface tani po e kthen vëmendjen tek Apple dhe MacBook Pro 16-inç. 

Raporti sugjeron se, me përjashtim të rasteve kur ndodh diçka e jashtëzakonshme, Apple do të prezantojë MacBook Pro 16 inç në ngjarjen e tyre në shtator. 

Apple pritet të zbulojë iPhone 2019 në këtë ngjarje dhe MacBook Pro mund të jetë “pajisja tjetër”.

“Mund të parashikohet që Apple do të lansoj një produkt të ri në eventin e Apple të 19 shtatorit, nëse nuk ka ndonjë zhvillim të papritur” – deklaroi Jeff Lin, drejtor i asociuar në IHS Markit.

Raporti sugjeron se pajisja do të lansohet me macOS Catalina, dhe do të ketë një ekran të ri, si dhe një procesor të ri. 

Ky ekran do të jetë një panel LCD, jo OLED, i prodhuar nga LG, me një rezolucion prej 3,072 x 1,920 piksele. 

Kjo është në kundërshtim me thashethemet nga maji sipas të cilave ky MacBook Pro i veçantë do të merrte një ekran OLED të bërë nga Samsung. 

Megjithatë, këto janë vetëm spekulime dhe raporte për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat