A na përgjon Instagrami?

Teknologji

A na përgjon Instagrami?

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 19:23
Instagrami

Rrjeti social “Instagram”, aplikacioni i ndarjes së imazheve, nuk i përgjon bisedat private të përdoruesve të saj në mënyrë që t’iu shfaqë atyre reklama të dedikuara, theksoi pronari Adam Mosseri në një intervistë të publikuar sot nga CBS-ja.

“Ne nuk i shohim mesazhet tuaja, nuk dëgjojmë në telefonin tuaj, nëse do e bënim këtë do të kishte jashtëzakonisht shumë probleme për shumë arsye të ndryshme”, theksoi ai, përcjell Atsh.

“Megjithatë e kuptoj se e keni të vështirë që të më bëseoni”, shtoi Mosseri.

Pronari i “Instagram”, një filial i “Facebook”, u pyet mbi faktin se reklamat në lidhje me produkte të përmendura gjatë bisedave private mund t’i shfaqeshin më pas përdoruesve në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat