Microsoft rrit kapacitetin e OneDrive dhe sigurinë me Personal Vault - Bota Sot
Microsoft rrit kapacitetin e OneDrive dhe sigurinë me Personal Vault

Teknologji

Microsoft rrit kapacitetin e OneDrive dhe sigurinë me Personal Vault

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:26
Foto

Automatikisht të gjitha skedarët OneDrive enkriptohen. Por me Personal Vault një nivel shtesë sigurie do të aplikohet mbi të dhënat që duan të mbrojnë përdoruesit.

Ditën e sotme Microsoft prezantoi OneDrive Personal Vault, një nivel i ri sigurie krahasuar sigurisë që ofron vetë shërbimi i ruajtjes së skedarëve online.

Funksionet e reja sigurohen se e vetmja mënyrë për të aksesuar disa skedarë është përmes një metode të fuqishme verifikimi si shenja e gishtit, një kodi PIN apo teknologjia e njohjes së fytyrës, ose përmes verifikimit me dy faktorë me anë të SMS ose me anë të Microsoft Authenticator.

Për më tepër Microsoft ka vendosur të dyfishojë planin 1.99 dollarësh nga 50GB në 100GB. Nëse jeni në një plan pa pagesë mund ta provoni Personal Vault, por Microsoft do të kufizojë numrin e skedarëve që mund të ruani në të.

Personal Vault do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e OneDrive në ueb, Windows 10 dhe përmes aplikacioneve mobile. Fillimisht është i disponueshëm vetëm në Australi, Zelandë të Re dhe Kanada dhe deri në fund të vitit do të ofrohet për të gjithë.

Automatikisht të gjitha skedarët OneDrive enkriptohen. Por me Personal Vault një nivel shtesë sigurie do të aplikohet mbi të dhënat që duan të mbrojnë përdoruesit.

Në Windows 10 Personal Vault do të krijojë një hapësirë të enkriptuar në Bitlocker në hardiskun lokal ku do të ruhen të dhënat e mbrojtura me funksionin e ri. /PCWorld Albanian

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...