Veçoria e re e ‘Youtube’ që do t’i gëzojë përdoruesit e saj

Teknologji

Veçoria e re e ‘Youtube’ që do t’i gëzojë përdoruesit e saj

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:57
Youtube

Rekomandimet automatike të ‘Youtube’ prej tash e tutje do të eliminohen.

Kjo, pasi që platforma në fjalë ka prezantuar një veçori të re që e ndalon lëshimin e videove tek rekomandimet automatike, sa herë që kënga që po luani apo videoja që po shikoni përfundon.

“Edhe pse ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për përdoruesit të shijojnë videos, nganjëherë mund edhe të dështojmë”, tha platforma ‘Youtube’ në blogun e saj.

Platforma në pronësi të kompanisë gjigante ‘Google’ ka treguar edhe hapat që duhet ndërmarrë, për ta larguar këtë veçori të bezdisshme.

“Vetëm prekni mënynë tri-pikëshe pranë ndonjë videoje ose në faqen kryesore dhe përzgjedhni opsionin “Don’t recommend channel”, udhëzoi tutje ‘Youtube’.

Kjo veçori e re është në dispozicion në aplikacionin YouTube për iOS dhe do të jetë i disponueshëm së shpejti në Android dhe desktop. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat