Ndaloni njoftimet e panevojshme në Google Maps

Teknologji

Ndaloni njoftimet e panevojshme në Google Maps

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:05
Google Maps

Aplikacioni Google Maps është shumë praktik dhe ndihmon në masë të madhe, mirëpo është bezdisës në një aspekt.

Ky aplikacion mundëson shumë njoftime të panevojshme, që shkojnë te përdoruesi që janë thjeshtë të bezdisëse.

Grumbullimi i shumë njoftimeve, i bën të padukshme ato që janë të rëndësishme dhe i duhen përdoruesit, andaj duhet t’i ndaloni të panevojshmet. Kjo bëhet duke shkuar në menynë e Google Maps që ndodhet në pjesën e majtë të ekranit Android dhe të klikohet në Settings, pastaj në Notifications.

Me të hyrë te njoftimet, duhet të bllokoni të gjitha kategoritë në të cilat jeni regjistruar dhe do të shpëtoni prej këtyre njoftimeve të panevojshme. Procedurë e njëjtë duhet të realizohet edhe në sisteme tjera operative, për të kryer këtë procedurë me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat