Apple Music tani ka 60 milionë abonues - Bota Sot
Apple Music tani ka 60 milionë abonues

Teknologji

Apple Music tani ka 60 milionë abonues

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:40
ilustrim

Fakti që Apple Music e ka tejkaluar Spotify në abonyes në Shtetet e Bashkuara ka qenë i njohur që nga prilli, dhe të dy kompanitë po luftojnë madje edhe para autoriteteve. 

Në atë kohë, Apple Music kishte 50 milionë abonentë, që është numërimi i fundit për shërbimin e ofruar nga prodhuesi i iPhone. 

Tani, pas gati tre muajsh, zv. presidenti i lartë i Apple, Eddy Cue, thotë se Apple Music ka tejkaluar 60 milionë abonentë. Informacioni vjen nga një intervistë e kohëve të fundit me ekzekutivin, i cili foli për 10 milionëshin e fituar të shërbimit. 

Është ende larg Spotify-it me më shumë se 100 milionë, por është një rritje e qëndrueshme.

Apple pritet të rrisë bazën e parapaguesit, përderisa i ofron përdoruesve të Shazam testim falas të shërbimit dhe pritet të zëvendësojë iTunes me Apple Music në versionin e ardhshëm të macOS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...