Gjendet substancë vdekjeprurëse Sarin në ndërtesën e Facebook

Teknologji

Gjendet substancë vdekjeprurëse Sarin në ndërtesën e Facebook

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 07:27
Ilustrim

Ka mundësi që dy persona janë ekspozuar ndaj substancës Sarin në qendrën e Facebook në Silicon Valley, ndërtesa e postës së kompanisë së medias sociale Facebook Inc është evakuuar njoftuan sot zyrtarë lokal të zjarrfikësve

Zyrtarët njoftuan se “kemi dy ekspozime të mundshme por deri tani ata nuk kanë shfaqur simptomat apo shenja” deklaroi kreu i zjarrfikësve në Menlo Park ku gjendet edhe ndërtesa e Facebook.

Dy ndërtesa janë evakuuar, shkruan gazeta amerikane San Francisco Chronicle. Agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga dega e San Francisco kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me ekipin e emergjencave për materiale të rrezikshme sipas zëdhënësit e Byrosë Federale njofton agjencia Reuters.

Përfaqësues të medias sociale Facebook kanë thënë se një pako e dyshimtë është dorëzuar me postë te qendra e dërgesave të Facebook. Katër ndërtesa janë evakuuar por më vonë tre prej tyre janë vlerësuar se nuk ka rrezik.

Agjenti nervor Sarin është përdorë edhe më parë si armë kimike e cila dëmton sistemin nervor njerëzor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat