Google po bëhet si Snapchat

Teknologji

Google po bëhet si Snapchat

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 08:58
Google

Google po përpiqet të jetë në trend dhe të mbledhë sa më shumë përdorues të rinj, duke ofruar forma sa më atraktive të shkëmbimit të mesazheve.

Në përditësimin e fundit të Android Messages, shfaqen edhe disa efekte të reja, që do t’i shtohen këtij rrjeti, që gjithnjë e më shumë po bëhet si Snapchat, që është shumë i përhapur te moshat e reja.

SDA Developers kanë gjetur shtatë efekte me realitet të augumentuar, që do të lansohen së shpejti, ndërsa janë shumë atraktive dhe mund të lëvizin në pjesën e përparme dhe sfondin e përdoruesit.

Megjithëse u raportua se ky sistem i ri është duke u testuar, pamjet e shpërndara i shfaqin efektet shumë të pastra, duke lënë të kuptohet se këto efekte do të lansohen më shpejtë se që mendohet.

Derisa rrjeti i komunikimit me mesazhe i Google, është ende shumë larg të qenë konkurrent me rrjetet tjera sociale, mund të thuhet se këto efekte janë shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat