Facebook, Instagram dhe Whatsapp me problem të njëjtë, ngarkimi i fotografive dhe video-ve

Teknologji

Facebook, Instagram dhe Whatsapp me problem të njëjtë, ngarkimi i fotografive dhe video-ve

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:43
Facebook, Instagram dhe Whatsapp

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram dhe Whatsapp janë duke u përpallur me probleme për disa orë radhazi.

Por problemet kyçe qëndrojnë pikërisht tek ngarkimi i fotografive dhe video-ve.

Një nga zëdhënësit e Facebook-ut, i cili zotëron të tri aplikacionet ka thënë për BBC se janë duke punuar për t’i kthyer gjërat në gjendje normale sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Së bashku këto rrjete sociale kanë miliarda përdorues në mbarë botën.

Në muajin mars, Facebook dhe Insatgram patën pësuar periudhën më të gjatë të ndërprerjes ndonjëherë.

Probleme të ngjashme pati edhe me Whatsapp në muajin prill.

Edhe pse Facebook Messenger ka kohë që instalohet ndaras, gjithashtu preket nga këto rënie nga sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat