Apple largon nga tregu pas katër vitesh prodhimi ‘MacBook’-un 12-inçësh - Bota Sot
Apple largon nga tregu pas katër vitesh prodhimi ‘MacBook’-un 12-inçësh

Teknologji

Apple largon nga tregu pas katër vitesh prodhimi ‘MacBook’-un 12-inçësh

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Apple ka hequr nga tregu laptopin ‘MacBook’ 12-inçësh, duke e larguar atë nga dyqani online. Gjiganti teknologjik ndaloi përditësimet e modelit në qershor të vitit 2017.

Fundi i pajisjes laptop vjen pasi firma e teknologjisë njoftoi përmirësimet e pajisjeve MacBook Air dhe MacBook Pro 13-inçësh, transmeton lajmi.net.

Personat që duan të blejnë laptopë nga Apple, tani mbeten me tri opsione blerjeje – MacBook Air, MacBook Pro 13-inçësh dhe MacBook Pro 15-inçësh.

Ndër tiparet e reja të modeleve të vitit 2018 janë një ekran retinë, kuadrin e hollë – në përputhje me MacBook-et e tjerë – me ekranin e tyre prej 13.3 inç, si dhe katër milionë piksel.

Pajisjet gjithashtu përfshijnë një procesor të dyfishtë Intel të brezit të 8-të me grafikë të integruar, deri në 16GB memorie dhe deri në 1.5TB hard disk.

Ndër të tjera, ‘MacBook’-ët posedojnë aparat fotografik HD FaceTime, Touch ID, dy porta për USB-C, dy portë Thunderbolt 3 dhe një ‘headphone jack’.

Jetëgjatësia e baterisë zgjatë deri në 13 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...