Facebook krijon ”kampionin e pokerit”

Teknologji

Facebook krijon ”kampionin e pokerit”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:13
Foto

Loja e pokerit kërkon një aftësi që jo të gjithë e kanë. Për të fituar, lojtarët duhet të analizojnë se si luajnë kundërshtarët e tyre dhe pastaj t’i mashtrojnë ata për dorëzimin e letrave.

Për të gjithë lojtarët më të mirë të pokerit, ekipi i inteligjencës artificiale të Facebook ka krijuar një robot të cilin mund ta përshkruajmë si kampionin e ardhshëm të pokerit.

Roboti i quajtur Pluribus u testua duke luajtur me disa nga lojtarët më të mirë të pokerit dhe arriti të dalë fitues. Në fillim mundi 6 lojtarët e një tavoline, më pas mundi 13 lojtarë të një tavoline tjetër.

Ekipi i Facebook ka studiuar disa nga lojtarët më të mirë të pokerit dhe aftësitë e tyre për të gjetur letrat. Ata shprehen për BBC se në fakt të gjesh letrat nuk është ndonjë aftësi mbinjerëzore, por thjesht një sjellje matematikore. Sipas Facebook roboti i tyre nuk ishte krijuar për tu përdorur në lojërat e vërteta të pokerit e as për të fituar para. Madje ata shprehen se nuk kanë publikuar as kodin e robotit për shkak të frikës se mund të përdoret për të zbrazur arkën e kompanive të pokerit online.

Sipas ekipit të Fcebook, teknikat që u përdorën për të krijuar këtë robot mund ti aplikojnë në lojëra të tjera kompjuterike, për ti bërë më interesante ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat