Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone - Bota Sot
Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Teknologji

Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:02
Foto

Apple ka çaktivizuar aplikacionin Walkie-Talkie në Apple Watch sepse një problem sigurie lejonte përdoruesit të përgjonin iPhone e njerëzve të tjerë.

Me Walkie-Talkie, dy njerëz të cilët kanë pranuar një ftesë mund të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe audio të shkurtra.

Por Apple tha se është vënë në dijeni të problemit ku dikush mund të dëgjojë përmes iPhone të një personi tjetër pa dijeninë e këtij të fundit.

Kompania ka çaktivizuar funksionin dhe kërkuar falje. Megjithatë Apple rrëzoi mundësitë që Walkie-Talkie të jetë përdorur nga dikush në botë reale.

Apple zbuloi një problem të ngjashëm në FaceTime në Janar. Në disa raste telefonuesit mund të aktivizonin mikrofonin në një iPhone tjetër edhe sikur marrësi të mos i përgjigjej thirrjes.

Pak ditë më parë u zbulua akoma edhe një tjetër problem në platformën e video konferencave Zoom. Hakerët mund të aksesonin ueb kamerat pa dijeninë e përdoruesve.

Fillimisht u tha se problemi në fjalë ishte i prioritetit të ulët edhe pse u adresuar me shpejtësi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...