Nintendo do të lansojë Switch Lite, për ata që duan të luajnë në sistemin e lojërave portabël

Teknologji

Nintendo do të lansojë Switch Lite, për ata që duan të luajnë në sistemin e lojërave portabël

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:12
Switch Lite

Ata që e kanë një Nintendo, të cilin nuk e kanë lidhur për televizion për një kohë të gjatë, do t’i gëzohen lansimit të pajisjes Switch Lite.

Në këtë formë, Nintendo ua mundëson luajtjen në sistemin e o lojërave portabël, por me me shumë forma interaktive.

Kjo pajisje prej 300 dollarësh, që mund të mbahet në dorë, ka rezolucion të lartë, derisa ka butona dhe lëshon dridhje për fazat e ndryshme të lojës.

Me anë të kamerave që janë vendosur anash, mund të regjistrohet ambienti, si dhe të bëhet lidhje me pajisjet e njëjta të lojtarëve anash.

Të interesuarit për Nintendo Switch Lite, duhet të presin deri më 20 shtator kur pritet edhe të lansohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat