Vdes Fernando Corbato, krijuesi i fjalëkalimeve kompjuterike

Teknologji

Vdes Fernando Corbato, krijuesi i fjalëkalimeve kompjuterike

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:03
Fernando Corbato

Në moshën 93 vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga diabeti, ka vdekur Fernando Corbato, njeriu i parë që përdori fjalëkalimet për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve, transmeton Bota sot

Corbato ka zhvilluar një teknikë e cila quhet time-sharing, që e ndante fuqinë e kompjuterit në mënyrë që ai të shërbente njëkohësisht për më shumë se një person.

Puna për të ndarë një kompjuter shumë persona është bërë në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts, ku Dr. Corbato ka kaluar gjithë karrierën e tij.

Përdorimi i kompjuterit gjatë të 50-ve ishte shumë frustruese sepse makinat ishin shumë të mëdha e mund të përpunonin vetëm një punë në një kohë.

Në përpjekje për ta kapërcyer këtë limitim, Dr. Corbato ka zhvilluar një sistem operativ të quajtur ‘Compatible Time-Sharing System’ (CTSS)

Në vend që një makinë të dedikohej vetëm te një person, CTSS ndante fuçinë e përpunimit të kompjuterit në pjesë të vogla, kështu që ai mund të kryente nga pak punë për shumë njerëz.

Edhe në vitet e 50-ta e 60-ta kompjuterët ishin aq të shpejtë sa që përdoruesit nuk vërenin se ata janë duke përdorur vetëm një pjesë të vogël të fuqisë së procedimit të makinës.

Zhvillimi i CTSS ka quar te një program tjetër ‘time-sharing’ të quajtur Multics, i cili është paraardhësi i sistemit operativ Linux.

Fjalëkalimet janë prezantuar në CTSS si mënyrë për përdoruesit, që të fshehin të dhënat e programet e tyre ku ishin duke punuar, nga të tjerët që përdornin të njëjtën makinë.

“Vënia e një fjalëkalimi për çdo përdorues individual dukej një zgjidhje shumë e mirë e menjëhershme”, ka thënë Dr. Corbato në 2012-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat