Ora inteligjente e ardhshme e Samsung do të ketë një skaner EKG

Teknologji

Ora inteligjente e ardhshme e Samsung do të ketë një skaner EKG

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:41
Foto

Sipas një raporti, funksioni i EKG i orës nuk do të debutojë deri në gjysmën e parë të 2020-ës.

Në të vërtetë nuk është ora e parë e cila do të përfshijë një skaner për monitorimin e rrahjeve të zemrës por modelet e vjetra kanë pasur skaner më pak të saktë dhe ishin optikë.

Nga ana tjetër skanerët EKG masin sinjalet elektrike dhe janë shumë më të saktë e të aftë të gjurmojnë gjendje problematike shëndetësore.

Përtej skanerit EKG, ora do të jetë një përditësim tradicional. Do të vijë në tre variante, një me LTE, një me Bluetooth dhe një me markën Under Armour me një rrip ekskluziv. Të tre modelet kanë dy madhësi 40mm dhe 44mm dhe kanë versionin 1.5 të Samsung One UI.

Galaxy Watch Active 2 do të debutojë krahas Galaxy Note 10 më 7 Gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat