“FaceApp”, që e përdorën shumica e shqiptarëve, rrezikon t’ua marrë të dhënat në telefon? - Bota Sot
“FaceApp”, që e përdorën shumica e shqiptarëve, rrezikon t’ua marrë të dhënat në telefon?

Teknologji

“FaceApp”, që e përdorën shumica e shqiptarëve, rrezikon t’ua marrë të dhënat në telefon?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

“FaceApp” është aplikacioni i ri në telefon që u bë trend edhe në Republikën e Kosovës.

Mirëpo, ky program, sipas revistës së njohur “Forbes”, është i prodhuar nga Rusia dhe rrezikon privatësinë e çdo telefoni.

“FaceApp” nuk e fotografon vetëm fytyrën tuaj por i njëjti i merr të dhënat tuaja dhe të ato i dërgon në Rusi për disa projekte të neveritshme”, thuhet në shkrimin e kësaj reviste.

Më shumë se 80 milionë përdorues aktivë kanë instaluar FaceApp.

Aplikacioni përdor inteligjencë artificiale për të krijuar një pasqyrim të asaj që mund të dukeni disa dekada më i vjetër.

Një grup në Twitter kanë krijuar panik dhe kanë paralajmëruar se aplikacioni mund t’i merr të gjitha fotot nga telefoni yt dhe t’i ngarkonte në serverat e tij pa ndonjë leje të qartë nga përdoruesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...