Vendet e punës që do të zënë robotët! - Bota Sot
Vendet e punës që do të zënë robotët!

Teknologji

Vendet e punës që do të zënë robotët!

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:38
Cilat janë më të rrezikuarat?

Zhvillimi i teknologjisë po avancon me hapa marramendës, sidomos kur vjen fjala tek inteligjenca artificiale dhe robotika.

Por kjo ka nxitur shqetësimet se disa punë që sot i mbulojnë njerëzit, në të ardhmen mund të mos ekzistojnë më për ta, sepse do të zëvendësohen nga robotët.

Cilat janë më të rrezikuarat? Klasifikimi më i fundit rendit në vend të parë punën e taksistit, të cilin mund ta nxjerrin jashtë loje makinat pa shofer.

Dyqane në disa qytete amerikane kanë nisur ndërkohë të eksperimentojnë me zëvendësimin e kasiereve me makina që marrin paratë dhe kthejnë vetë kusurin.

Mjafton që në të ardhmen të gjendet dhe një robot që thotë: “si jeni“, dhe u mbyll kjo punë!
Pilotët e avionëve luftarake po sfidohen fuqishëm sot nga dronët të cilët janë mjaft efikase, dhe me to, nuk rrezikohet jeta e drejtuesit të mjetit fluturues.

Në epokën digjitale, edhe për bibliotekarët në të ardhmen mund të mos ketë më nevojë.

Po stafi i bankave gjithashtu mund të reduktohet, se që tani njerëzit kanë nisur ti kryejnë veprimet e tyre bankare përmes aplikacioneve në smartfon.

Drejt zhdukjes, sipas disa ekspertëve, mund të jetë edhe roli i postierit, edhe pse nostalgjia në këtë rast, do të ishte e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...